Home » Music » Francesk Radi - Rock i burgut

Francesk Radi - Rock i burgut

Written By Françesk Radi on Tuesday, Dec 15, 2020 | 05:02 AM

 
➤ Spotify Official Page: https://open.spotify.com/artist/5c023zwltaJ7DsJBIoRnQU Kompozoi, Françesk Radi. Orkestrimi, Françesk Radi. Teksti, Agim Doçi. Interpretimi, Françesk Radi. Festivali i 35-të i këngës RTSH-se. Viti, 1996 . I kushtohet të gjithë artistëve shqiptarë që u persekutuan nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri, në vitet 1944 – 1990. Teksti Burrel! I lidhur jam tek burgu i vjetër Me zemër plagë me mall të madh Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letër Mendimin tim e bëra zarf I lidhur, nënë, tek burgu i vjetër Me zemër plagë me mall të madh Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letër Lirinë e kam kaq pranë dhe larg Në terr të natës kërkoj lirinë I vetëm jam pa asnjë shok Muret memecë, ngado zinxhirë Prangat përplas nën ritmin rock Sa pranë dhe larg qënka liria Nën ritmin rock unë protestoj I lidhur nënë më shkoi rinia Harrova veten sot nën ritmin rock Është roku ynë i revoltuar Sa pak liri sa shumë gardianë Nën ritmin rock jam i harruar Lirinë e kam kaq larg dhe pranë Në terr të natës kërkoj lirinë I vetëm jam pa asnjë shok Muret memecë, ngado zinxhirë Prangat përplas nën ritmin rock Sa pranë dhe larg qënka liria Nën ritmin rock unë protestoj I lidhur nënë më shkoi rinia Harrova veten sot nën ritmin rooock Rock dhe vetëm rock, rock.