Home » News & Politics » Artistët debat në takim me Kumbaron, Asqeriu: Tunduni ministre se sjeni në rregull

Artistët debat në takim me Kumbaron, Asqeriu: Tunduni ministre se sjeni në rregull

Written By Report TV on Wednesday, Feb 14, 2018 | 11:16 AM

 
Debati për ligjin për artin dhe godinën e Teatrit Kombëtar është zhvendosur në Ministrinë e Kulturës, ku një përfaqësi e aktorëve ka shkuar të takojë ministren Kumbaro, ndërsa pjesa tjetër e aktorëve ndodhen te Teatri Kombëtar. Ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ueb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë. Ministrja është ndërprerë nga Bujar Asqeriu, i cili ka kërkuar me ngul që aktorët të flasin. Kumbaro ka theksuar se janë dy nisma të cilat do të nxisin cilësinë e artit, “1 decentalizimi i cilësisë artistike dhe tenderimi, i cili duhet hequr pasi ka burokraci që pengojnë.”