Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës. Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes. Dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto stërvitje më 2019, mirëpo ato janë shtyrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Japonia dhe India – bashkë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara – janë pjesë e aleancës “Quad”, një grup i fuqive rajonale që sa shkon e shqetësohet më shumë për ndikimin e Kinës në rajon dhe botë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, është zotuar për të dyfishuar shpenzimet në mbrojtje, teksa e ka konsideruar Kinën si “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë”, për sigurinë e Japonisë. Javën e kaluar, Japonia ka nënshkruar një marrëveshje të re me Britaninë në sektorin e mbrojtjes, si dhe është pajtuar që të zgjerojë traktatin për mbrojtje që e ka me Uashingtonin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Japoni#TopChannel