Home » Entertainment » Breshëri në Shkodër dëmtoi mbi 350 ha tokë me të mbjella

Breshëri në Shkodër dëmtoi mbi 350 ha tokë me të mbjella

Written By Ora News on Friday, May 14, 2021 | 09:07 AM

 
#oranews Reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjelbërta të qytetit të Shkodrës, ndërsa nga njësitë administrative, e vetmja që u godit ishte Guri i Zi. Në fshatin Kuç dhe zonat perreth rezultojnë 350 hektarë të dëmtuara, kryesisht vreshta, pemë frutore, duhan dhe perime. Fermeri Arben Pashuku tregon se vetëm me faturë janë 1.5 milion lekë dëme të shkaktuara në fidanë. I gjendur në këtë situatë, ai kerkon ndihmën e shtetit. Drejtues të bujqësisë në bashkinë Shkodër do të kryejnë verifikimet e plota të dëmeve në terren, por për kompensimin kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së linjës dhe qeverisë. Alban Sekja: Dëmet janë të pallogaritshme në pemtore e ullinj, deri tani evidentohen rreth 350 ha të mbjella me të cilën jetojnë banorët e kësaj zone. Fenomeni i radhë natyror nga shkodranët nuk mbahet mend të jetë shënuar më parë, të paktën sa i përket 100 viteve të fundit. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/bresheri-ne-shkoder-demtoi-mbi-350-ha-toke-me-te-mbjella-i799454 Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp