Home » Entertainment » Top News - Përplasen makinat, plas kallashi/ ‘Nëse nuk sjell lekët, do flasim ndryshe…’

Top News - Përplasen makinat, plas kallashi/ ‘Nëse nuk sjell lekët, do flasim ndryshe…’

Written By Top Channel Albania on Monday, Mar 22, 2021 | 05:00 PM

 
Një plagosje me armë zjarri ka rikthyer pasigurinë në Durrës. Arbër Tivari dhe Ardit Buçpapa, përkatësisht i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Durrës fillimisht kanë përplasur makinat. Të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarjeje. Ka qenë Tivari ai që ka kërkuar që Buçpapa t’i dërgojë paratë për dëmin e makinës, brenda 20 minutave. “Nëse nuk më sjell për 20 min lekët do flasim ndryshe,”– mësohet të ketë thënë Tivari, gjë që ka sjellë agravimin e situatës dhe përplasjen me armë. Ka qenë Buçpapa ai që ka qëlluar dretjt Tivarit duke e lënë të plagosur. Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorit është shpallur në kërkim. Për momentin, grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa në komisariat janë shoqëruar persona që ishin dëshmitarë në momentin që ndodhi plagosja. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#TopChannel