Home » News & Politics » Korce/Mashtrimi ne FB,i con te dhenat nje vajze, rezulton debitor ne banke - Stop - 3 Dhjetor 2020

Korce/Mashtrimi ne FB,i con te dhenat nje vajze, rezulton debitor ne banke - Stop - 3 Dhjetor 2020

Written By RTV KLAN on Thursday, Dec 03, 2020 | 03:00 PM

 
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj. I riu nga Korca, Marsel Morava, ankohet në “ Stop” se i është vjedhur identiteti dhe në emër të tij, është marrë një kredi në korrik 2020 në një institucion financiar, me vlerën 1 milionë e 500 mijë lekë, plus interesat.Gjithcka ka nisur nga një bisedë e bërë me një profil fals në rrjetin social “Facebook”.Në datën 2 shtator, marseli ka shkuar në bankën, ku merr pagën, për të kërkuar një “over draft”. Por në këtë moment i komunikojnë, se rezulton debitor në një bankë tjetër. Në bankën, ku del dabitor, verifikon, se ka marrë 1 milionë e 530 mijë lekë të vjetra dhe në total shuma shkonte në 2 milionë e 600 mijë lekë.Punonjësja e bankës e pyet Marselin, nëse ka qenë në Vlorë, pasi atje është bërë blerja në 10 shtator. Por Marseli nuk ka qenë në këtë qytet. I vetmi veprim i dyshimtë është, se në 31 korrik ka komunikuar me një vajzë në facebook, të cilës i ka nisur me foto kartën e identitetit, që ajo të bindej për moshën e tij.Të nesërmen ai profil nuk ekzistonte më.në këtë moment Marsel Morava ka komunikuar me drejtorin e Krimit Ekonomik dhe ka bërë denoncim për gjithcka i ka ndodhur, me falsifikimin e të dhënave dhe firmës së tij. Edhe institucioni financiar ka denoncuar rastin e falsifikimit, për të cilën pritet konkluzioni i hetimeve. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/