Home » Entertainment » Ulet çmimi i naftes ne vend - (28 Janar 2001)

Ulet çmimi i naftes ne vend - (28 Janar 2001)

Written By RTV KLAN on Thursday, Nov 26, 2020 | 02:03 PM

 
Lajme Arkiva - TV Klan 2001 Më në fund çmimi i naftës në pikat e pakicës, ka pësuar ulje. 80 dhe 82 lekë litri, janë çmimet e reja të naftës të reklamuara në karburantet e Tiranës. Duke e krahasuar me dy javë më parë kur çmimi i naftës ishte 100 lekë për litër, këto dy ditë kemi një rënie të çmimit nga 15% deri 20%. Ulja prej 5 ose 10 lekësh, kanë pësuar dhe produktet e tjera si benzina me plumb me 110 lekë litri dhe benzina pa plumb 120 lekë litri. Shkaku i uljes së çmimit të naftës me pakicë sipas tregtarëve tanë është ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Kjo është ulja e dytë brenda një kohe të shkurtër që pësojnë çmimet e karburanteve, pasi më parë kompania shqiptare ARMO, vendosi të shesë naftën e Ballshit me shumicë me çmimin 67 lekë për litër./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/