Home » Entertainment » Top News - Studimi i fundit/ Covidi ‘vret’ pasionin e dëshirën

Top News - Studimi i fundit/ Covidi ‘vret’ pasionin e dëshirën

Written By Top Channel Albania on Saturday, Nov 14, 2020 | 01:23 PM

 
Frika se mos sëmuresh, ankthi për të ardhmen e pasigurt, mungesa e jetës sociale, nuk i ndihmojnë aspak raportet në cift dhe bëjnë që të bjerë edhe pasioni e dëshira. Këtë e konfirmon një studim i fundit mbi pasojat e koronavirusit tek seksualiteti. “Dashuria në kohën e covidit ka humbur entuziazmin – thonë ekspertët – nuk besojmë se do të ketë pas kësaj edhe një bum lindshmërish sic kishte parashikuar shumëkush pas bërjes së detyrueshme të qëndrimit në shtëpi nga izolimet. Sepse kur nuk jemi të qetë, ka pasoja edhe në sferën tonë seksuale. Në situatën aktuale, me gjendjen e trazuar shpirtërore që shkaktohet nga paqartësia, janë të paktë ata që marrin përsipër të sjellin në jetë një fëmijë. Ndoshta rritja e lindjeve do të mbërrijë kur të kthehet normaliteti, pasi të mundim virusin. Sipas ekspertëve, përvec bashkëjetesës së detyruar 24 orë në 24, nëse për disa cifte është rizbuluar qëndrimi bashkë, ëhstë forcuar intimiteti dhe afërsia, për shumë të tjerë ka qenë shumë më e vështirë. Vështirësitë e bashkëjetesës së detyruar, mungesa e raporteve sociale dhe shqetësimet, kanë krijuar situata tensioni dhe dëshira është shuar. Studimi është kryer në itali dhe rezultati kryesor i tij është se italianët në karantinë, një nga më striktet në evropë, kanë bërë më pak seks. Pamjet: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Studim#TopChannel