Home » Entertainment » Top News - Ngrihet lira turke/ Dorëhiqet dhëndri i Erdogan

Top News - Ngrihet lira turke/ Dorëhiqet dhëndri i Erdogan

Written By Top Channel Albania on Monday, Nov 09, 2020 | 05:04 PM

 
Monedha turke lira shënoi ngritje të vlerës së saj, pasi dhëndri i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dha dorëheqjen si ministër i Financave. Ekonomistët thanë se dorëheqjet e Berat Albayrak - burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra - dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, raporton AFP. Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performansën më të keqe në botë muajin e kaluar. Deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngrisin normat e interesit. Analistët dhe mediat turke spekuluan se dorëheqja e Albayrak u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të ish-ministrit të financave, Naci Agbal, të shtunën si kreu i ri i Bankës Qendrore. Dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak, është konsideruar si person me ndikim. 42-vjeçari e ka shoqëruar shpesh Erdoganin në udhëtime të huaja dhe ka marrë pjesë në takimet me udhëheqësit botërorë. Agjencia Reuters raportoi se Erdogan e ka pranuar dorëheqjen e Albayrak. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Erdoga#TopChannel