Home » Entertainment » Top News - Zvicër, rregullorja e re/ Pleqtë nuk shtrohen në rast fluksi

Top News - Zvicër, rregullorja e re/ Pleqtë nuk shtrohen në rast fluksi

Written By Top Channel Albania on Sunday, Oct 25, 2020 | 10:44 AM

 
Me një rritje të infektimeve nga koronavirusi në Zvicër, autoritetet janë kthyer të bisedojnë për protokollin mjekësor për të përballuar një mbipopullim të mundshëm të terapive intensive. Normat parashikojnë që në rast mungese vendesh mjeku mund të vendosë të mos pranojë persona që kanë një moshë mbi 85 vjec dhe persona mbi 75 vjecarë që kanë patologji të tjera dhe mbijetesë që vlerësohet më pak se 24 muaj. I titulluar “Pandemia Covid 19: udhëzime për trajtimet në mjekësinë intensive në rast mungese vendesh”, protokolli me tetë faqe është publikuar nga akademia zvicerane e shkencave më 20 marsin e shkuar por nuk është aplikuar asnjëherë. “Për shkak të shpejtësisë së përhapjes së koronavirusit, është krijuar një situatë e jashtëzakonshme që do të përcaktojë një fluks të madh pacientësh në spitale për sëmundje akute – thuhet në prezantimin e udhëzimeve që nënvizojnë: Nëse burimet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme duhet të merren vendime racionalizuese. Në thelb, mjeku duhet të marrë vendimin e vështirë se kush duhet pranuar në repart dhe kush jo, në rast se nuk do të ketë vende të mjaftueshme në terapinë intensive. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Pleqte#Switzerland#TopChannel