Home » News & Politics » COVID 19 përkeqëson situatën ekonomike, 100 mijë qytetarë jetojnë në varfëri

COVID 19 përkeqëson situatën ekonomike, 100 mijë qytetarë jetojnë në varfëri

Written By Televizioni Alsat M on Saturday, Oct 17, 2020 | 10:08 AM

 
Kovid-19 bëri që edhe 100 mijë qytetarë të tjerë në vend, të jetojnë në varfëri. Thuajse pesëqind mijë qytetarë e kalojnë ditën me më pak se 130 denarë. Ky është rezultati i një studimi nga Instituti Finance THink. Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçe dhe qytetarët që punojnë me paga të ulëta janë më të prekurit. Situata është shqetësuese edhe me varfërinë ekstreme, sepse pandemia bëri që edhe 25 mijë qytetarë të jetojnë me 44 denarë në ditë. Instituti i bën thirrje qeverisë të rrisë ndihmën minimale të garantuar për ti nxjerrë qytetarët nga varfëria ekstreme.