Home » Entertainment » RealStory/ Shkarkimi i qeverisë “Kurti,” Thaçi: Iku më shumë nga gabimet e veta (11.6.2020)

RealStory/ Shkarkimi i qeverisë “Kurti,” Thaçi: Iku më shumë nga gabimet e veta (11.6.2020)

Written By News24 Albania on Thursday, Jun 11, 2020 | 05:04 PM

 
Nje emision nga Sokol Balla ne News24 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti si kryeministër është shkarkuar më shumë nga gabimet e tij sesa të ketë pasur një plan për ta rrëzuar. “Unë nuk jam i përfshirë në asnjë qeveri që duhet kjo qeveri apo jo. Unë nuk jam president teknik, por nga kjo forcë politike. Natyrisht respektoj Kushtetutën e vendit tim që më jep përgjegjësi që të respektoj institucionet e Kosovës. Unë takohem me të gjithë liderët e partive politike. Nëse kërkohet ndonjë mendim, unë këshilloj. Një deputet më ka thënë t’i jap mendim dhe unë i kam thënë se do të ishte mirë që krijohej një qeveri për vendin. Nuk ka të bëjë fare me këtë person apo tjetër. @News24 Albania