Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar Bypassin e Fierit.
Bypassi i Fierit tashmë ka përfunduar dhe është në dispozicion të automjeteve. Balluku gjithashtu tha se këtë javë fillon dhe asfaltimi i Bypassit të Vlorës që e lidh me atë të Fierit, ndërkohë hapet dhe gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.
Nga ana tjetër, siç njofton Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda qershorit pritet të hapet gara dhe për ndërtimin e aksit 120 km të Milot- Thumanë, Rrogozhinë- Fier që e lidh me Bypassin e Fierit.
I shoqëruar nga Ministrja Balluku, Rama u shpreh se sfida e radhës do të jetë Bypass-i Vlorës, ndërsa shtoi se këtë javë do të nisë asfaltimi.
Statusi:
Fier - Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit
Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë
Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së "Korridorit Blu", Milot - Thumanë - Rrogozhinë - Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: http://abcnews.al/
Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/
Instagram: https://instagram.com/abcnewsal
Subscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian
#abcnews #abcnewsalbania