Home » News & Politics » “Kokëpalarë! Jeni të varur nga krimi”, Murrizi zbuloi ‘peshqit e mëdhenj’

“Kokëpalarë! Jeni të varur nga krimi”, Murrizi zbuloi ‘peshqit e mëdhenj’

Written By News24 Albania on Thursday, Mar 05, 2020 | 05:59 AM

 
Deputeti i opozitës së bashkuar Myslim Murrizi në fjalën e mbajtur në parlament, duke folur për aktin normativ për masat parandaluese ndaj krimit, deklaroi se OFL-ja është një propagandë, pasi nuk po bëhet asgjë, edhe pse përditë po vriten njerëz. “Vazhdoni të bëni propagandë, sikur jeni ju të mirët dhe ata të tjerët janë të këqijtë dhe duan të mbrojnë kriminelët. Kjo është propagandë e juaja, kur ju premtuar shqiptarëve parajsën. Premtuat parajsën, por nuk e shohim sot asgjëkundi. Nuk e di sesi ju shkrep se tani na qenka ngritur krimi në këmbë. Ju bëni gjasme namim, por ju iu vranë 2 në Durrës dje, ju vriten njerëz ën Tiranë, në Durrës, në Vlorë etj. Po iu vriten përditë. Keni pajisur në këtë vend me mjete luksoze lloj lloj halabaku. Nuk e di cfarë pune bën OFL-ja?”, tha Murrizi.