Home » Entertainment » Forcat ruse zbarkojnë në Kosovë (12 Qershor 1999)

Forcat ruse zbarkojnë në Kosovë (12 Qershor 1999)

Written By RTV Klan Arkiv on Monday, Mar 09, 2020 | 07:37 AM

 
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga hyrja e trupave ruse, ushtarë e tanke në Prishtinë. Në Kosovë kanë hyrë tashmë edhe trupa rusë. Njësi parashutiste ruse kanë hyrë gjatë natës pa pritur një marrëveshje me perëndimorët. Raportimet nga Prishtina flasin se trupat ruse janë vendosur pranë aeroportit të qytetit. Ministri Jashtëm Rus i ka urdhëruar ato të kthehen mbrapsht. Ai ka deklaruar në emër të Qeverisë së tij se trupat e futur në Kosovë nuk kanë aprovimin zyrtar për të bërë një gjë të tillë. Ky shpjegim i Moskls është pranuar dhe nga SHBA dhe vendet aleate, bën të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xho Lokard. Një grup ekspertësh ushtarake ruse ndodhen në Shkup dhe do takohen me përfaqësues të Pentagonit. Sipas një anëtari të delegacionit rusët mendojnë për një zonë përgjegjësie të rusëve në Kosovë.Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Gjenerali Zavarzin ndodhet në Prishtinë bashkë me forcat ruse. Veprimi i trupave ruse ka shkaktuar mosmarreveshje dhe brenda vetë administratës ruse. Disa prej tyre e quajnë vetëm demonstrim force hyrjen e trupave ruse në Kosovë. Ca të tjerë e quajnë një veprim të paramenduar. Presidenti Rus Jelçin sipas agjensisë Itartas ka thënë se Rusia do t'i përmbahet rezolutës së Këshillit të Sigurimit për forcën paqeruajtese në Kosovë. Por ai nuk ka deklaruar se trupave ruse u është urdhëruar tërheqja.