Home » News & Politics » ‘Shqipëria ka më pak vrasje se disa vende të BE’, Maliqi i kthehet Lleshajt: Nxjerrët nga burgu...

‘Shqipëria ka më pak vrasje se disa vende të BE’, Maliqi i kthehet Lleshajt: Nxjerrët nga burgu...

Written By News24 Albania on Wednesday, Feb 12, 2020 | 06:40 AM

 
Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend është krijuar një debat mes ministrit Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqi. Ky i fundit ka deklaruar se nuk po luftohen krimin, ndërsa Lleshaj ka marrë fjalën duke pohuar se jemi në demokraci dhe ka liri për të folur. Sipas Lleshajt, Shqipëria ka më pak vrasje se disa vende të tjera që janë anëtare të BE. Një filozof i madh thotë që monarkia ka një anë të kundërt, ndërsa demokraci nuk ka të kundërt. Prandaj ne jemi këtu. Dua t’ju them që jo vetëm të flasim këtu 120 min po 20 vjet. Faktet janë të dukshme. Nuk ësshtë aspak e zezë ashtu siç thoni, Shqipëria ka më pak numër të vrasjeve se vende të tjera antrare të BE. Edhe ligji që bëm nuk paraqet fare problem, në qoftë se nuk kemi emergjencë, pasuria e tyre nuk është prekur. Akti normative synon të zgjedh pasuri të padeklaruara. Sigurisht ky akt ka prekur shum njerëz, në radh të parë banditët, këtë shqetësim nuk ja heq askush’, tha Lleshaj. Ndërkohë Maliqi ka kujtur kohën kur ui ndjeri Sokol Olldashi ka qenë ministër dhe që sipas tij ka vënë në pranga kriminelë që tani janë liruar. ‘Siç e patë ministri i Brendshëm nuk i hiqet tirania nga oligarkët. Zoti mininstër mbështet policinë e shtetit, jepi normat që të mbështesin opoiztën. E ke kthyer policinë e Shtetit për KÇ, gaz lot sjellës, etj. Ndërkohë janë larg zbulimit të krimit. Deklarata ime publike është kjo, nëse këta nuk gjejnë krimineleë le të fillojnë. Po përmend këtu të ndjerin Sokol Olldashi, i cili ka vënë në pranga, ata që kanë dalë tani’, tha Maliqi. Copyrighted by News24 Albania