Home » Entertainment » Rreze Dielli 11 Shtator 2019 Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P.1 - Pule krokante me kos

Rreze Dielli 11 Shtator 2019 Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P.1 - Pule krokante me kos

Written By Rreze Dielli on Wednesday, Sep 11, 2019 | 05:03 AM

 
Pule krokante me kos Përbërësit: 800gr. kofsha pule 10-15 thelpinj hudhra 1 l.gj. miell 1 gotë lëng pule 80 ml. verë e bardhë 3 lgj. vaj ulliri kripë + pipel i zi 400 ml. salcë kosi pak piper të kuq majdanoz Përgatitja: Lajmë, thajmë mishin dhe e spërkatim atë me kripë e piper të zi. Pudrosim me pak miell. Ngrohim pak vaj dhe skuqim kofshat e pulës deri sa ato të zverdhen mirë nga të gjitha anët.largojmë copat e pulës dhe yndyrën që skuqëm pulën. Shtojmë në tigan vajin e mbetur dhe skuqim thelpinjtë e pulës të plota të pacopëtuara dhe I skuqim deri sa ato të zverdhen pak. Vendosim përsëri copat e pulës në tigan dhe I shuajmë me verë. Sa të avullojë vera shtojmë lëngun e pulës, kosin dhe e trazojmë ngadalë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec të kuq. Shtojmë erzat si trumzë apo majdanoz të grirë hollë. Ulim temperaturën dhe e lëmë salcën të ulë volumin e saj. Largojmë tiganin nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë.