Home » Entertainment » Opinion - Kush fshihet pas 180 milion euro drogë? (28 shkurt 2018)

Opinion - Kush fshihet pas 180 milion euro drogë? (28 shkurt 2018)

Written By RTV KLAN on Wednesday, Feb 28, 2018 | 08:16 PM

 
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Artan Hoxha, Klodiana Lala, Artan Hoxha, Basir Çollaku, Ervin Brahaj, Rezar Velmishi; Gazetarja e kronikës në ‘News24’, Klodiana Lala, është shprehur të mërkurën për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, se dërgesa është identifikuar para se të mbërrinte në Itali. Lala tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se pronari i kompanisë ‘Arbër Garden’, Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe nip i një ish-gjykatësi të njohur. Lala ka folur për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, duke zbuluar edhe garantin e kësaj sasie në Shqipëri. Lala tha në emisionin ‘Opinion’, se dërgesa nuk do të prekej në Portin e Durrësit, pasi kishte një garant, i njohur si grupi i ‘Manzës’ dhe një grup tjetër, i përqendruar në zonën e Shijakut. Ajo tregoi se grupi i ‘Manzës’ dhe i Shijakut është duke u vëzhguar nga policia në lidhje me këtë sasi droge të kapur në Durrës. Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion ka dhënë detaje nga lëvizjet e mjetit që transportonte drogën nga Kolumbia. Ai ka treguar se një makinë tip “Voklswagen Caddy” ka shoqëruar kontenierin nga porti deri në hyrjen e tij në magazinën e Maminasit dhe pasi është siguruar që ai ka hyrë në magazinë, është nisur drejt Tiranës. Hoxha tregon se me këtë makinë qarkullonte menaxheri I cili është arrestuar nga policia.