Home » Entertainment » FA dhe FSK përfundojnë ndërtimin e urës në Zëmblak, Xhaçka: U shërben 32 mijë banorëve

FA dhe FSK përfundojnë ndërtimin e urës në Zëmblak, Xhaçka: U shërben 32 mijë banorëve

Written By Ministria e Mbrojtjes on Thursday, Feb 15, 2018 | 09:20 AM

 
Mijëra banorë të fshatrave të njësisë administrative Pojan në bashkinë e Maliqit dhe në atë të Pustecit, do ta kenë më të lehtë lëvizjen e tyre drejt aksit nacional Korçë-Bilisht-Kapshticë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan ndërtimin e një ure tip “Mabey-Johnson” mbi lumin Devoll pranë fshatit Zëmblak. Ndërtimi i kësaj ure vjen pas ndihmës së ofruar nga qeveria e Republikës së Kosovës për rehabilitimin e dëmeve në infrastrukturë, të shkaktuara nga përmbytjet e muajit dhjetor të vitit të shkuar, kur edhe ura ekzistuese doli jashtë funksionit si pasojë e prurjeve. Në përfundimin e punimeve të kësaj ure ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri i FSK Burim Ramadani, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i FSK gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe shumë banorë të zonës. Subscribe: https://goo.gl/XBoLwB