Home » News & Politics » Report TV - Aksidenti në Lezhë, banorët: Gurët, zjarret dhe prerjet zhveshën zonën

Report TV - Aksidenti në Lezhë, banorët: Gurët, zjarret dhe prerjet zhveshën zonën

Written By Report TV on Sunday, Oct 08, 2017 | 05:27 AM

 
LEZHE-Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë, ekspertët e Gjeologji-Minierave dhe Emergjencat Civile kanë mbërritur në aksin Balldre-Torovicë në vendin e ngjarjes. Ekspertët po bëjnë verifikimet në terren, ndërsa banorët shprehen se gurët janë problem. Sipas tyre gurët bien shpesh herë por jo të kësaj natyre. “Kjo vjen nga zhveshja e malit dhe përbën rrezik” thonë ata pas aksidentit. Zjarret dhe ndërhyrjet abuzive në prerjet e pemëve, kanë bërë që zona të zhvishet nga bimësia. Dje në mesditë rënia e një shkëmbi nga lartësia e malit zuri poshtë automjetin tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre personat humbën jetën. Dy nga viktimat janë vëllezër, Edmond dhe Valentin Zefi ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji, 21-vjeçe është bashkëshortja e njërit prej tyre.