Home » Entertainment » Atentati te "Komuna e Parisit", publikohen pamjet e plota

Atentati te "Komuna e Parisit", publikohen pamjet e plota

Written By RTV KLAN on Sunday, Aug 06, 2017 | 07:13 AM

 
Pas arrestimit të katër personave, policia ka publikuar edhe pamjet e plota të momentit kur ata tentuan të vrisnin 25 - vjeçarin Lorenc Hoxhën. Ngjarja në fjalë ndodhi të enjten e shkuar, në zonën e "Komunës së Parisit", pas një konflikti për motive të dobëta. Në video, tregohet edhe momenti kur ata vihen në pranga nga policia, ndërkohë që ndodheshin në ambientet e një hoteli. Të arrestuarit janë Dejvis Rrustemaj, i cili akuzohet si personi në rrolin e ekzekutorit, si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra, Igler Qose, Ardit Xheferri. /tvklan.al