Home » News & Politics » Ora News - Zgjedhjet 2017 - Shqipëria voton, 18 parti në garë me 2666 kandidatë për deputetë

Ora News - Zgjedhjet 2017 - Shqipëria voton, 18 parti në garë me 2666 kandidatë për deputetë

Written By Ora News on Sunday, Jun 25, 2017 | 01:06 AM

 
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Sot me datë 25 qershor, në gjithë territorin e Republikës do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë. Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi. Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-voton-18-parti-ne-gare-me-2666-kandidate-per-deputete/