Kanë vazhduar edhe sot përplasjet në distancë midis dy liderëve të politikës Bashës dhe Ramës, njëri nga Puka e tjetri në Vaun e Dejës. Fushata e sotme ishte e përqendruar në akuza, batuta dhe tifozllëk. Basha i thumbon pikturat, ndërsa Rama këmbëngul te sahati i Tiranës.
Lulzim Basha: Është i rrethuar nga pikturat e veta. Në vend që të rrethohet nga njerëzit e vërtetë, rrethohet nga manekinët.
Edi Rama: Kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës. 4 vjet, 4 metra nga zyra s'e ngriti njëherë kokën. 4 vjet nuk punoi sahati i Tiranës. Thotë më bëni ju kryeministër, që t'ju ngel sahatin e gjithë Shqipërisë.
Nga Vau i Dejës Basha solli në vëmendje një publikim të INSTAT për ulje të ekonomisë dhe e përdori këtë si argument që Rama duhet të largohet nga pushteti dhe të kërkojë falje. Qeverisjen e Ramës, Basha e përkufizoi me këtë krahasim.
Lulzim Basha: Kështu i bie. Hajde paguani prapë o popull! Makinës i është prishur motorri, ju e çoni në servis, ky ta kthen me bojë të re. Me bojë, pa motorr fare.
Ndërsa Rama nga Puka i rikujton Çadrën kundërshtarit të tij.
Edi Rama: E nxorrën Lulin nga çadra, se do ishte sot në çadër. Edhe sot do ishin në autobota uji për t'u freskuar çdo orë dhe do na kishin kërkuar leje për të dalë me rrobebanjo.
Nëse dy gishtat identifikojnë Partinë Demokratike, sot Rama tregoi edhe lidhjen që ka me Partinë Socialiste.
Edi Rama: Me dy gishta, megjithëse këto dy gishta duhet të votojnë numrin 2.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
http://facebook.com/intvalbania
http://twitter.com/intvalbania
http://instagram.com/intvalbania
Offcial website:
http://intv.al