Home » Gaming » Shqipëria, ndër vendet me shpenzimet më të larta për Policinë

Shqipëria, ndër vendet me shpenzimet më të larta për Policinë

Written By In Tv Albania on Thursday, May 18, 2017 | 11:07 AM

 
Shqipëria ka shpenzime të larta për sektorin e policisë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e teta në mesin e 82 vendeve të marra në analizë, ku shpenzimet buxhetore për policinë janë rreth 1.8% e PBB-së, teksa mesatarja globale ishte 1%. Banka vë në dukje, se Shqipëria ka ngritur një taks-forcë të posaçme për t’iu përgjigjur problemeve specifike të krimit, siç është dhuna gjinore, korrupsioni ose krimet e drogës. Shqipëria është nominuar për vitin 2017 si një ndër vendet për t'u përfshirë në trashëgimin botërore të natyrës. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës lajmëron se proçesi i vlerësimit përfshin misionet në terren, si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. Shqipëria në këtë përzgjedhje gjendet mes vendeve si: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Italia, Rumania, Spanja dhe Ukraina. Tre të mitur dhe një 49-vjeçar nga qyteti i Vlorës kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin një rrotë të vagonit të trenit, me qëllim shitjen e saj për skrap. ------------------------------------------ IN Tv Albania Follow us: http://facebook.com/intvalbania http://twitter.com/intvalbania http://instagram.com/intvalbania Offcial website: http://intv.al