Home » News & Politics » Debati me Spiropalin, Cani: Ca ky vend eshte pa breke...

Debati me Spiropalin, Cani: Ca ky vend eshte pa breke...

Written By RTV KLAN on Friday, Feb 14, 2020 | 04:17 PM

 
Sipas Arian Çanit, kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë njerëzit. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë,” të kësaj të premteje ku e ftuar ishte dhe ministrja Elisa Spiropali, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë. Por sipas Spiropalit, ky është konspiracion. Elisa Spiropali: Je dakord me KLP dhe KLGJ? Arjan Curi: Po. Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ? Arjan Curi: Po se e kanë këta mo. Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani? Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti... ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa. Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve? Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë. Elisa Spiropali: Mendoni ju? Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë... Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët? Arian Çani: Rama ça është... Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal. Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është. Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët. Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu. Arian Çani: Nuk është konspiracion fare. Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj? Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi. /tvklan.al #debati #elisaspiropali #ariancani